Muaji tetor i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, informimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Enti Kombëtar i Banesave i bashkohet kësaj nisme ndërgjegjësuese, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që përballen me këtë sfidë.
Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Kujdesi për shëndetin fillon me vëmendjen ndaj vetes dhe kryerjen e kontrolleve të rekomanduara.
Kujdesu për veten, investo në shëndetin tënd!
