Dega Rajonale EKB Tiranë

  • Drejtori i Degës Dritan Boçi


    Adresa: Kryqëzimi “21 Dhjetori”, pallati “Postës Shqiptare nr 9” kati 4,apartamenti nr. 8, Tiranë


    Email: dritan.boci@ekb.gov.al


    Struktura: Dega Rajonale Tiranë (1+4)

    • Drejtor
    • Specialist i financës (1)
    • Specialist i shitjes dhe kredive (3)

  • DEGA RAJONALE TIRANË

    Dritan Boçi – Drejtor (Kategoria 1A)

    Dritan Boçi ka një eksperiencë të gjerë profesionale në administratën publike dhe në pozicione drejtuese. I diplomuar në fushën e Drejtësisë dhe Menaxhimit, ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në drejtim institucional dhe administrativ.  Më parë ka mbajtur funksione të rëndësishme si Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit të Provës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Lezhës, si edhe role drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke formuar ndër vite një eksperiencë të spikatur dhe cilësore në menaxhim dhe administrim publik. Prej prillit 2026 ushtron detyrën e Drejtorit të Degës Rajonale EKB Tiranë.

     

    Misioni: Dega rajonale ka si qëllim mbarëvajtjen e veprimtarisë së EKB-së në rajonin ku ajo ka shtrirje gjeografike, në lidhje me investimet, shitjet, marrëdhëniet financiare, administrative, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe të institucioneve të tjera vendore.

     

    Funksionet:

    1. Ndjek dhe zbaton programin ekonomik dhe financiar, të miratuar nga Këshilli Drejtues i EKB-së.
    2. Përgatit analiza mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare, periodike dhe vjetore mbi bazën e treguesve të bilanceve dhe pasqyrave financiare.
    3. Bashkëpunon me organet e vetëqeverisjes vendore për sigurimin e shesheve të ndërtimit, si dhe dokumentacionin përkatës, për të mundësuar investime banesash me fondet e EKB-së.
    4. Informon në vazhdimësi mbi ecurinë e investimeve në objektet që ndërtohen me financime nga EKB.
    5. Ndjek të gjithë procedurën e marrjes në dorëzim, të regjistrimit në ZVRPP, si dhe lidhjen e kontratave me blerësit, për banesat e reja të ndërtuara nga EKB-ja.
    6. Lidh kontrata me qytetarët që përfitojnë banesë nga objektet e kaluara në fond banese me VKM përkatëse, me qëllim privatizimin e tyre.
    7. Ndjek të gjitha proceset gjyqësore ku dega rajonale është palë në gjykim dhe harton evidencat gjyqësore përkatëse.
    8. Ndjek marrëdhëniet me klientët, bën klasifikimin e debitorëve dhe ndjek arkëtimet e debitorëve sipas “Manualit të menaxhimit të debitorëve”.
    9. Në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurën për hartimin e listave të qytetarëve, që do të përfitojnë strehim në banesat me kosto të ulët të ndërtuara nga EKB-ja.
    10. Informon dhe raporton në Drejtorinë e Përgjithshme, duke vënë në dispozicion të dhëna apo materiale për të gjitha problematikat që lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit të degës.
    11. Bën pritjen e qytetarëve, ndjek ankesat e tyre dhe korrespondencat shkresore.