Fillimi punimeve Burrel

Strehimi social nuk është thjesht një projekt. Është siguri, dinjitet dhe shpresë për familjet që kanë më shumë nevojë 🤍

Bashkëpunimi mes EKB dhe Bashkisë Mat po ecën përpara me hapa konkretë, duke e kthyer angazhimin institucional në mundësi reale jetese.

Gjatë takimit të Drejtorit të Përgjithshëm z.Besmir Hysa me Kryetarin e Bashkisë Mat, z. Altin Bojni, u diskutua ecuria e projektit në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social dhe u koordinuan hapat e radhës për zbatimin e tij.

Projekti parashikon ndërtimin e një godine me 6 kate banimi dhe 1 kat parkim nëntokë, që do t’u ofrojë familjeve në nevojë një shtëpi më të sigurt, më dinjitoze dhe një fillim të ri.

Sepse strehimi social nuk është luks.

Është një e drejtë themelore.

Dhe çdo hap i përbashkët na afron më shumë me një shoqëri më të drejtë dhe më njerëzore