Në kuadër të programeve të strehimit social, Enti Kombëtar i Banesave vijon angazhimin për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet me të ardhura të ulëta, familjet në vështirësi ekonomike dhe sociale, si dhe kategoritë e tjera që përballen me pamundësi për të siguruar një banesë të përshtatshme.
Në Librazhd, bashkëpunimi me pushtetin vendor synon të krijojë mundësi konkrete strehimi për këto familje, duke iu përgjigjur nevojave të tyre dhe duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme për një jetesë më të sigurt, përmes Banesave me Kosto të Ulët.
Strehimi social mbetet një nga instrumentet kryesore për mbështetjen e qytetarëve që nuk kanë mundësi ta përballojnë strehimin në kushtet e tregut, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së tyre.
Enti Kombëtar i Banesave do të vijojë të kontribuojë në zhvillimin e projekteve që zgjerojnë mundësitë për strehim dhe u japin familjeve në nevojë më shumë siguri dhe perspektivë për të ardhmen.