Me kontributin dhe angazhimin vullnetar, punonjësit e Entit Kombëtar të Banesave u bashkuan për të dhuruar ushqime dhe veshje për familje në nevojë, duke qenë pranë tyre në këtë periudhë festive.
Ky gjest i çmuar vjen si shprehje e përgjegjësisë shoqërore dhe e vlerave njerëzore që secili prej tyre mbart, përtej çdo funksioni institucional. Një dëshmi se empatia, kujdesi dhe dëshira për të ndihmuar e bëjnë komunitetin më të fortë.
Një falënderim për të gjithë punonjësit që kontribuuan, duke ndarë jo vetëm ndihmë materiale, por edhe shpresë, ngrohtësi dhe afërsi njerëzore në prag festash.