Një lajm i mirë për familjet përfituese në Delvinë!

29 apartamente të reja të programit “Banesa me Kosto të Ulët”, të ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave, janë tashmë gati për të mirëpritur familjet përfituese.
Ky objekt është realizuar në kuadër të programeve të #StrehimitSocial, për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë për strehim dhe për t’u ofruar atyre mundësinë për një banesë të sigurt dhe të përballueshme.
Me përfundimin e objektit, tashmë nisin procedurat ligjore për kalimin e apartamenteve tek familjet përfituese.
Familjet përfituese ftohen t’i drejtohen Degës Rajonale EKB Gjirokastër për të vijuar me procedurat përkatëse.
Falënderojmë Bashkinë Delvinë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për bashkëpunimin dhe angazhimin në përshpejtimin e procedurave ligjore, duke mundësuar vijimin sa më të shpejtë të procesit në interes të familjeve përfituese!