Siguria në punë përbën një element thelbësor në zbatimin e çdo projekti ndërtimor

Në kantieret e Banesave me Kosto të Ulët, të realizuara në kuadër të programeve të #StrehimitSocial, Enti Kombëtar i Banesave i kushton vëmendje të veçantë respektimit të standardeve të sigurisë dhe garantimit të kushteve të përshtatshme të punës.
Zbatimi i këtyre standardeve gjatë procesit të ndërtimit është pjesë e përgjegjësisë institucionale për realizimin e banesave të sigurta dhe cilësore për qytetarët.