Ekipi i Entit Kombëtar të Banesave, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Hysa, zhvilloi takimin e rradhës me Kryetarin e Bashkisë Cërrik, z. Salla, për të diskutuar mbi nevojat aktuale për strehim social në qytet dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.
Gjatë takimit u evidentuan sfidat dhe prioritetet lokale në fushën e strehimit, ndërsa EKB rikonfirmoi gatishmërinë për të mbështetur bashkitë në zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të EKB për të forcuar bashkëpunimin me njësitë vendore dhe për të zhvilluar zbatimin e objektivave te Strehimit Social.



