Takim në Bashkinë Roskovec

bashku me Kryetaren e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, diskutuam për identifikimin e një tjetër trualli në qytet, ku EKB është i gatshëm të nisë një projekt të ri ndërtimi, për të vijuar mbështetjen ndaj shtresave më në nevojë dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë me autoritetet vendore.

Gjithashtu inspektuam nga afër kantierin e pallatit të ri me kosto të ulët, që po ndërtohet për të garantuar strehim të sigurt dhe dinjitoz për familjet në nevojë.

Ky investim i Entit Kombëtar të Banesave është pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta me pushtetin vendor për të adresuar problematikat e strehimit në mënyrë konkrete dhe të qëndrueshme.

Pallati thuajse ka përfunduar dhe shumë shpejt do t’i dorëzojmë çelësat familjeve përfituese.

Strehimi është një e drejtë themelore dhe ne jemi të përkushtuar të jemi në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor për çdo familje shqiptare që ka nevojë!