Banesa me Kosto të Ulët 2026

Drejt fundit – një hap larg dorëzimit të banesave me kosto të ulët për familjet përfituese!

Jemi në procedurat përfundimtare të certifikimit të objekteve në Has, Roskovec, Vlorë dhe Delvinë, duke finalizuar një proces të rëndësishëm për strehimin e familjeve në nevojë.
Gjatë vitit 2026, 168 familje do të përfitojnë nga ky program.
Shpërndarja sipas bashkive:
• Has – 35 familje
• Roskovec – 29 familje
• Vlorë – 75 familje
• Delvinë – 29 familje
Programi vijon të zgjerohet, me objektivin që mbi 300 familje të tjera të përfitojnë në periudhën 2026–2028.
Çdo numër është një familje, një histori dhe një përgjegjësi që e mbajmë me krenari!