Drejtor në Drejtorinë Rajonale EKB Shkodër

06.05.2016

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


Titulli i pozicionit: Drejtor i Drejtorisë Rajonale EKB Shkodër


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Rajonale EKB Shkodër


Venndodhja: Shkodër


Periudha e njoftimit: 15 ditë (  06.05.2016-20.05.2016 )


 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Drejtoria Rajonale e EKB-së drejtohet nga Drejtori i Drejtorisë, i cili emërohet nga Këshilli Drejtues, me propozim të Drejtoritë të Përgjithshëm
  2. Drejtori i Drejtorisë organizon, drejton dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë e Drejtorisë Rajonale, mban lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme dhe përgjigjet, jep llogari përpara Drejtorit të Përgjithshëm.
  3. Organizon punën në Drejtori dhe informon në kohë, me përgjegjësi dhe profesionalizëm të gjithë problematikën që disponon Drejtoria si në fushën financiare, administrative dhe të shitjes.
  4. Ndjek dhe mbikëqyrë objektet që ndërtohen me financime të ndryshme nëpërmjet EKB.
  5. Kërkon dhe bashkëpunon me organet e qeverisjes vendor për sigurimin e trojeve, lejeve të ndërtimit, për ndërtim banesash me fondet e EKB-së
  6. Nxjerr të dhëna mbi tregusit e tregut të lirë të banesave dhe ndryshimeve demografike të zonave urbane në territorin që ato mbulojnë.
  7. Mbas kontrollit të situacioneve mujore nga ana e inxhinierit përkatës, përcjell dokumentacionin teknik pranë Drejrorisë së Përgjithshme, për kryerjen e veprimeve financiare përkatëse.
  8. Kontrollon ndjekjen e proçedurës për ndërtimin e banesave nga lidhja e kontratës me sipërmarrësin deri në hipotekimin e tyre.
  9. Njofton menjëherë Drejtorin e Përgjithshëm për çdo shkelje të dispozitave ligjore apo rregullave të punës nga ana e punonjësve që ka në varësi duke propozuar masat përkatëse.
  10. Gëzon të drejtën e lidhjes së kontratave me qytetarët që përfitojnë banesë nga programet e strehimit që zbaton EKB.
  11. Ndjek ankesat e qytetarëve dhe korrespondencat shkresore.
  12. Ndjek të gjitha proçeset gjyqësore ku Enti është palë në gjykim.
  13. Në bashkëpunim me qeverisjen vendore ndjek listën e nevojave për strehim të qytetarëve.

 

Edukimi

Arsim i lartë (3+2 ose 4 vjeçar) sipas disiplinave arsimore të mëposhtëme:

Jurist, Ekonomist, inxhinier ndërtimi, shkenca sociale, filologji, shkenca të natyrës

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

Kërkesa të vecanta

Person me integritet të lartë profesional e moral.

Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.

Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim
  2. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  download2Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Kartë identiteti, Diplome e arsimit të lartë e noterizuar, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
  4. Formulari i vetdeklarimit (shkarko formularindownload2Formular vetdeklarimi)
  5. Dëshmi kualifikuese
  6. Dy referenca nga punëdhësit e mëpareshëm, të plotësuara me adresë, nr. telefoni dhe adresë e-mail.

Aplikimi i pa plotësuar sipas kërkesave nuk do të merret në konsideratë.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm i paraqet Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim kandidaturat që kanë aplikuar me dokumentacionin përkatës.

Këshilli Drejtues përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Këshilli Drejtues mund të kërkojë të intervistojë kandidaturat.

Me Vendim të Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm emëron në detyrë kandidaturën e përzgjedhur, me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).

 

 

3032 Total Views 2 Views Today