Strehimi është një nga çështjet më të rëndësishme për jetën dhe të ardhmen e çdo familjeje.

Po punojmë për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje për të pasur shtëpinë e tyre.
Kemi hapur thirrjen për 300 kuota me kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike në Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, shëndetësi, arsim dhe Policinë e Burgjeve.
Ndër vite, rreth 2,500 familje në 32 bashki kanë përfituar kredi me 3% interes, krahas programeve të tjera të strehimit.
Në shtator do të prezantojmë edhe programe të reja strehimi për familjet e reja, profesionistët dhe shtresat në nevojë.