Njoftim për përfituesit e kredisë me 3%
Për të gjithë përfituesit e kredisë së butë me 3% interes, të cilët ende nuk kanë mundur të mbyllin procedurat brenda afatit 6 mujor nga miratimi i listave emërore nëpërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban, me qëllim tërheqjen e kredisë, kanë mundësinë që ende pa skaduar kjo periudhë kohore të kërkojnë shtyrjen e afatit. Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e vënë në dispozicion nga Enti Kombëtar i Banesave, i cili duhet të dërgohet me postë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së. Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni formularin në version PDF. Për çdo informacion më të detajuar mund të paraqiteni nga e hëna-premte pranë zyrave të EKB-së.
9882 Total Views 2 Views Today