Në qytetin e Kukësit janë ndërtuar me fondet e EKB-së dy objekte banimi dhe shërbimi 8 kat dhe 1 kat parkimi nën tokë.
Objekti është pjesë e rrugës “Dëshmorët e Kukësit” dhe ndodhet pranë zonës së stadiumit dhe Spitalit të Qytetit. Ka nje terren të sheshtë trualli që do të ndërtohet.Ka një sipërfaqe prej 1620m2, sipërfaqje ndërtimore 798m2.Terreni është pothuajse i sheshtë me një kuotë absolute 350m2 mbi nivelin e detit.
Objekti: Shitja e “2 (dy) njësive të shërbimit përkatësisht me sipërfaqe: N1= 350 m² dhe N2=332 m², në katin 0 të “Ndërtimi i 2(dy) objekteve në Kukës (Nr.1 Godinë banimi dhe shërbimi 8 kat dhe 1 kat parkim nën tokë dhe Nr.2 Godinë banimi dhe shërbimi 8 kat dhe 1 kat parkimi nën tokë) e ndërtuar me fondet e EKB-së në qytetin e Kukësit”.
Sipërfaqet sipas njësive të shërbimit
Njësi shërbimi Sip.ndërtimi/m
N1 350 m²
N2 332 m²
Data e zhvillimit të ankandit: 10.02.2025, ora 11.30.
Lloji i procedurës standarte të ankandit: “Ankand i Hapur”.
Vlera fillestare e ankandit është 55.000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë/m2.
Vendi i zhvillimit të ankandit: (Adresa:) Drejtoria Rajonale e EKB Kukës, Godina e Prefekturës, kati i IV, tel +355 242 221 99.
Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 10.02.2025 ora 11.30.
Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar në dokumentet e ankandit.