Informojmë qytetarët mbi hapjen e aplikimeve nga Bashkia Tiranë për Programin e Strehimit Social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”.
Ky program synon të mbështesë individët dhe familjet në sigurimin e një banese të përballueshme, duke lehtësuar kostot financiare afatgjata përmes subvencionimit të interesave të kredisë.
Afati i aplikimit: 20 Prill – 19 Maj 2026
Kriteret kryesore të përfitimit:
• Individë mbi 18 vjeç
• Familje që nuk disponojnë banesë në pronësi
• Familje që plotësojnë kriteret e të ardhurave dhe normat e strehimit në fuqi
Aplikimi kryhet online në platformën e-Albania, duke zgjedhur shërbimin:
“Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.
Ftojmë qytetarët e interesuar të ndjekin procedurat e aplikimit dhe të respektojnë afatin e përcaktuar.
