NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST FINANCE” NË DEGËN RAJONALE TË EKB-së BERAT

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Finance’’


Drejtoria/Dega: Dega Rajonale Berat


Vendndodhja: Qyteti Berat


Periudha e njoftimit: 15 ditë (28.07.2022 – 12.08.2022)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Specialisti i financës përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit, sipas ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit.
  2. Kontabilizon dhe mban përgjegjësi për veprimet e regjistruara në programin elektronik financiar në degën rajonale, në përputhje me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  3. Sipas afateve të përcaktuara kryen përgatitjen e bilanceve financiare periodike dhe vjetore, sipas kërkesave të ligjit mbi kontabilitetin, për aktivitetin e vitit ushtrimor të degës rajonale.
  4. Regjistron, kontrollon dhe përgjigjet për azhornimin kontabël të veprimeve të bankës, arkës, të pagave, të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kujdesit shëndetësor, si dhe veprimeve të tjera.
  5. Përgatit dhe mban përgjegjësi për saktësinë e listë-pagesave për pagat e punonjësve të degës rajonale.
  6. Mban dhe përgatit evidencat me të dhënat analitike të llogarisë së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të kujdesit shëndetësor të degës rajonale, i rakordon dhe i dërgon elektronikisht në sistemin informatik të tatimeve dhe kryen pagesat përkatëse të detyrimeve ndaj organit tatimor.
  7. Organizon, kontrollon dhe ndjek llogaritë analitike të debitorëve, për arkëtimet e detyrimeve që kanë të tretët ndaj degës rajonale, si dhe të likuidimeve ndaj të tretëve për shërbimet e kryera prej tyre.
  8. Kryen kontabilizimin në programin elektronik financiar të kontratave të shitjes së apartamenteve, të njësive të shërbimit (dyqaneve), të njësive të banimit për objektet me VKM, likuidimin e kësteve të kredisë etj.
  9. Ndjek me specialistin e shitjes ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke rakorduar pagesat e kryera në bankë, sipas planit të pagesave të klientëve. Ky ditar duhet të jetë i analizuar në kartela të veçanta për çdo objekt ose banesë të shitur, ku kalkulohet kostoja për pjesën e arkëtuar dhe të ardhurat nga shitja.
  10. Ndjek së bashku me specialistin e statistikës dhe kredive kreditorët e parregullt dhe kontaktimin e tyre në bazë të manualit “Politikat dhe procedurat e menaxhimit të debitorëve”.
  11. Mban kartelat e shlyerjes së kredisë së personave që janë trajtuar me kredi (shitje me rezervë të pronës) nga të ardhurat e vetë EKB, kryen regjistrimin në programin elektronik financiar, si dhe kuadron me gjendjen kontabël në fund të çdo muaji.
  12. Organizon, kontrollon dhe përgjigjet për shërbimin statistikor në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, për mbajtjen e evidencave statistikore të EKB-së dhe brenda datës 10 (dhjetë) të muajit pasardhës raporton të gjithë treguesit që kërkohen dhe dërgon evidencat e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme, si më poshtë:
  • evidencën për realizimin e të ardhurave,
  • evidencën për realizimin e shpenzimeve të veprimtarisë,
  • evidencën mbi numrin e punonjësve dhe fondin e pagave,
  • evidencën e shitjes së apartamenteve sipas burimeve të financimit,
  • evidencën e kthimit të kredisë sipas fondeve të financimit,
  • evidencën e kthimit të kredisë për klientët debitorë sipas fondeve të financimit,
  • evidencën e realizimit të arkëtimeve nga shitja, mujore dhe progresive,
  • evidencën e databazës së klientëve dhe debitorëve.
  • evidencën e kontratave të reja të lidhura mujore dhe progresive.
  1. Përgjigjet për administrimin e pasurisë së degës rajonale dhe përgatit së bashku me drejtorin dhe specialistin e shitjes së degës rajonale analizën e treguesve ekonomikë dhe financiarë.
  2. Merr pjesë në grupe të ndryshëm pune që ngrihen nga Drejtori i Përgjithshëm.
  3. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së degës angazhohet nga drejtori i kësaj dege dhe drejtori i Drejtorisë Ekonomike edhe me detyra të tjera specifike.
  4. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

 

Edukimi

Arsim i lartë “ Ekonomi Financë”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartë identiteti,
  7. Çertifikatë famljare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

637 Total Views 2 Views Today