Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist (Inxhinier Ndërtimi)’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria Teknike
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (25.07.2019 – 08.08.2019)
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Kontrollon zgjidhjet konstruktive të objekteve që do të ndërtohen.
2. Ndjek deri në zgjidhje problemet teknike, që lindin gjatë zbatimit të objektit.
3. Monitoron dhe mbikëqyr punimet në përputhje me kushtet e kontratës dhe harton evidencat mujore të realizimit të punimeve për çdo objekt.
4. Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton proces-verbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
5. Kontrollon situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi për financim, në faza të ndryshme të punimeve.
6. Përgatit të plota dosjet për banesat si projekt-preventiv, gen-plane, specifikime teknike duke i vënë ato në dispozicion të Sektorit të Prokurimit.
7. Ndjek procedurën për marrjen e lejeve të ndërtimit, shfrytëzimit, mjedisit etj.
8. Në bashkëpunim me degët rajonale dhe institucionet përkatëse, OSHEE, Ujësjellës-Kanalizime, përgatit të plota dosjet teknike për prokurim të rrjeteve inxhinierike: si projekte, preventive, gen-plane.
9. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
10. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Teknike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
11. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Inxhinier Ndërtimi”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune 2 (dy) vite, ne profilin “Inxhinier Ndërtimi”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë familjare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).