Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialisti Burimeve Njerëzore’’
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (23.10.2020 – 06.11.2020)
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Ndjek në dinamikë pasurimin e dosjeve të personelit, duke bërë në të ndryshimet përkatëse.
- Ndjek zbatimin e ligjeve, udhëzimeve dhe urdhrave, për problemet e personelit, plotëson në vazhdimësi regjistrin themeltar të punonjësve me të dhënat e reja, rakordon me librezat e punës për përcaktimin e vjetërsisë në punë dhe koordinon veprimet me specialistin e financës mbi shtesat në pagë për çdo vit vjetërsi.
- Koordinon veprimet për procedurën e shpalljes për vendet e lira të punës sipas kritereve përkatëse të miratuara nga EKB-ja.
- Në përputhje me urdhrat e emërimit bën njësimin e pagës së punonjësit sipas vendimeve të Këshillit Drejtues për pagat e punonjësve të EKB-së.
- Ndjek çdo ditë evidencën ditore të paraqitjes në punë dhe largimit të punonjësve nga puna.
- Përpilon listë prezencën mujore të punonjësve për llogaritjen e pagave.
- Mbikëqyr në vazhdimësi punonjësit e shërbimit, në lidhje me mirëmbajtjen e godinës së Drejtorisë së Përgjithshme dhe mjediseve ndihmëse për furnizimin me energji elektrike, ujë dhe higjienën në përgjithësi.
- Mban korrespondencën me drejtoritë në Drejtorinë e Përgjithshme, degët rajonale të EKB-së, MZHU-në dhe institucioneve të tjera në mbarëvajtje të veprimtarisë së EKB-së.
- Koordinon veprimet për mbarëvajtjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.
- Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “ Jurist/Ekonomist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite, ne profilin “Jurist/Ekonomist”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar)
- Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
- Kartë identiteti,
- Çertifikatë famljare
- Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
- Raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorië në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).