Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist i Komunikimit dhe Koordinimit’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme EKB-së
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (11.06.2020 – 26.06.2020)
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Përditëson rubrikat e faqes zyrtare të EKB-së, sipas materialeve të vëna në dispozicion nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme pas miratimit paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm.
2. Përgatit materiale informuese mbi aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara nga institucioni, të cilat publikohen në faqen zyrtare të EKB-së.
3. Mban regjistrin e hartuar në zbatim të ligjit për të “Drejtën e Informimit dhe të Dhënat Personale”.
4. Shqyrton kërkesat apo ankesat të adresuara nga Drejtori i Drejtorisë për problematika të ndryshme.
5. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura nga institucionet qëndror e publike apo nga qytetarë të ndryshëm, nga platforma bashkëqeverisjes.
6. Harton relacione, informacione, memo në lidhje me praktikat që ka në ndjekje apo për rastet specifike që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
7. Merë pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek proçedurat e caktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
8. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse angazhohet nga drejtori i kësaj Drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
9. Realizon takimet me qytetarët për adresimin e problematikave të ndryshme.
10. Kryen grumbullimin e informacioneve në lidhje me aktivitetet dhe investimet në Degët Rajonale të EKB-së.
11. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkon Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Jurist, Gazetar, Ekonomist”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, në profilin “Jurist, Gazetar, Ekonomist”.
Gjuhët e huaja
Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë famljare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raport mjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).