NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE “SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE” NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË EKB-së

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar


Titulli i pozicionit: “Specialist në Sektorit të Prokurimeve”


Drejtoria/Dega: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


Vendndodhja: Qyteti Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (28.07.2022 – 12.08.2022)


 

Principet e Entit Kombëtar të Banesave

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Përllogarit fondin limit, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
  2. Merr pjesë në testimin e tregut për të llogaritur fondin limit për çdo procedurë blerjeje të parashikuar në regjistrin e prokurimeve.
  3. Merr pjesë në përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, në rastet kur kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme.
  4. Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha procedurat, që kanë të bëjnë me blerjet me vlera të vogla për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
  5. Harton dhe përgatit tipe të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet, që kryhen në institucion.
  6. Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit të firmosë të gjitha procesverbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë dokumentacionin e tenderit.
  7. Harton urdhrin e prokurimit.
  8. Harton urdhrin për ngritjen e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe pas miratimit nga titullari i institucionit, merr masa për vënien në dispozicion të anëtarëve, të dokumenteve të tenderit për prokurimin që kryhet.
  9. Ka për detyrë mbajtjen dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti.
  10. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet apo mosmarrëveshjet kontraktuale, si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni.
  11. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit të Prokurimeve angazhohet nga përgjegjësi i këtij sektori edhe me detyra të tjera specifike.
  12. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-sëMe përfundimin e procedurave të tenderit, dorëzon dokumentacionin përkatës në arkivin e EKB-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  13. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet.
  14. Ka për detyrë të informojë në çdo kohë mbi legjislacionin dhe ndryshimet që i bëhen këtij të fundit dhe pasqyrimin e tyre në dokumentet e tenderit dhe procedurat e tenderimit. Merr masa për shpërndarjen e tyre tek anëtarët e tjerë të sektorit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
  15. Miraton dhe nënshkruan të gjitha aktet e dala nga Sektori i Prokurimeve.
  16. Bën vlerësimin e punës për specialistët e vartësisë.
  17. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.

Edukimi

Arsim i lartë “Ekonomist”.

Lloji  diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlemshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.

Eksperienca në punë

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vite.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin   Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Diplomë e arsimit të lartë( fotokopje e noterizuar)
  4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
  5. Librezë pune ose libreze e sigurimeve shoqerore
  6. Kartë identiteti
  7. Çertifikatë famljare
  8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
  9. Raport mjeko-ligjor.
  10. Dëshmi kualifikuese.
  11. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

886 Total Views 2 Views Today