Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
________________________________________
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist Projektues Arkitekt’’
________________________________________
Drejtoria/Dega: Drejtoria Teknike
________________________________________
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
________________________________________
Periudha e njoftimit: 15 ditë (13.02.2020 – 27.02.2020)
________________________________________
Principet e Entit Kombëtar të Banesave
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
1. Harton studimet pjesore urbane për banesat sipas programit dhe afateve të hartuara nga Drejtoria Teknike.
2. Koordinon punën për studimet pjesore urbane në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore.
3. Harton termat e referencës për projektet e reja të financuara nga EKB-ja.
4. Kontrollon zgjidhjen urbanistike, arkitektonike të objekteve që do të ndërtohen në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
5. Përgatit dokumentacionin përkatës për hapjen e proçedurës për prokurim.
6. Mban përgjegjësi të plotë për respektimin me saktësi të studimeve dhe realizimin në afat.
7. Kontrollon rregullsinë e shesheve të ndërtimit që nga miratimi në KKRT-në përkatëse.
8. Modifikon projektet, në përputhje me kondicionet urbane dhe nevojat e njësive të vetëqeverisjes vendore.
9. Merr pjesë në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ndjek procedurat e përcaktuara për realizimin e detyrës së ngarkuar.
10. Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Drejtorisë Teknike angazhohet nga drejtori i kësaj drejtorie edhe me detyra të tjera specifike.
11. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së.
Edukimi
Arsim i lartë “Arkitekt/Inxhinier Ndërtimi”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barazvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit të lartë.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune 2 (dy) vite, në profilin “Arkitekt/ Inxhinier Ndërtimi”.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
1. Kërkesë për aplikim.
2. Curriculum Vitae, sipasformatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
3. Diplomë e arsimit të lartë (fotokopje e noterizuar)
4. Listë notash (fotokopje e noterizuar)
5. Librezë pune ose librezë e sigurimeve shoqërore
6. Kartë identiteti,
7. Çertifikatë familjare
8. Dëshmi penaliteti, (e përditësuar tre muajt e fundit)
9. Raportmjeko-ligjor.
10. Dëshmi kualifikuese.
11. Dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse të Institucionit, Drejtori i Degës ku lind vëndi vakant, dhe anëtari i tretë caktohet rast pas rasti, një Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme, sipas profilit arsimor të kërkuar.
Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 (tre) mujor (kohë prove).