Has
Një hap më afër drejt strehimit të 35 familjeve!
Aktualisht jemi në pritje të përfundimit të procedurave për shpërndarjen e apartamenteve për familjet përfituese.
Objekti ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe shumë shpejt do të vijojmë me:
procedurat përkatëse të certifikimit dhe regjistrimit
dhe më pas me procesin e shpërndarjes së apartamenteve për banorët përfitues.
Pas çdo hapi të përfunduar me sukses, afrohemi edhe më shumë drejt dorëzimit të apartamenteve për 35 familjet përfituese!
Një tjetër investim që sjell banesa të sigurta, moderne dhe me kosto të përballueshme për qytetarët e Hasit.