Panairi i Karrierës – Universiteti Politeknik i Tiranës

Enti Kombëtar i Banesave mori pjesë në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ku prezantuam mundësitë e internship-it për studentët e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, në kuadër të Programit të Banesave me Kosto të Ulët.

Studentët u njohën nga afër me misionin dhe projektet e EKB, si dhe rolin e institucionit në zhvillimin e banesave sociale dhe të përballueshme.

Interesi i treguar ishte tejet i lartë.

Falënderojmë Universitetin Politeknik të Tiranës për organizimin dhe bashkëpunimin.

136 Total Views 6 Views Today