Punime Shijak Mars 2026

Punimet për ndërtimin e objektit 6 kate + 1 kat parkimi në Shijak kanë avancuar ndjeshëm dhe po vijojnë me ritme të shpejta!
Çdo ditë po merr formë një investim i rëndësishëm, i cili synon të ofrojë strehim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për familjet në nevojë. Progresi i dukshëm në kantier është dëshmi e angazhimit tonë për cilësi, korrektësi dhe zbatim rigoroz të standardeve teknike.
Ky projekt është më shumë se një ndërtim – është një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe rritjes së aksesit në banesa me kosto të përballueshme në Shijak.
Vijojmë me përkushtim deri në përfundimin e plotë të këtij investimi në shërbim të komunitetit.