Lloji i kontratës: Kontratë e caktuar 4 mujore
Titulli i pozicionit: Roje Objekti
Drejtoria/ Zyra: Objekti i ndërtuar në Fier
Venndodhja: Fier
Periudha e njoftimit: 7 ditë (22.08.2016 – 28.08.2016)
Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i Përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Roja e Objektit ka këto përgjegjësi:
- Rojet e godinës varen dhe përgjigjen për detyrat e veta funksionale përpara Drejtorit të Drejtorisë Rajonale EKB Fier.
- Të ruhet Objekti me shërbim 24 orësh të rojeve.
- Të sigurojë mbrojtjen e godinës së EKB-së, vlerat monetare dhe materiale që ajo disponon.
- Të mos largohet nga objekti i EKB-së pa ardhur zëvendësuesi.
- Të mos lejojë futjen e personave në territor pa autorizimin përkatës.
- Të mos lejojë futjen apo parkimin e automjeteve në territor pa autorizimin përkatës.
- Në rast zjarri, roja ka për detyrë të marrë masa për shuarjen e tij me mjete që ka në dispozicion (fikëse, ujë, kazëm, sopatë, lopatë), të cilat duhet t’i kenë në gadishmëri të plotë. Në rast se nuk arrin ta shuajë zjarrin, atëherë lajmëron menjëherë zjarrëfikësit.
Edukimi
Arsim i mesem.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim
- Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
- Referenca nga punëdhësit e mëpareshëm