Shiten mjedise shërbimi në Lushnje

13.03.2019

Enti Kombëtar i Banesave ofron për shitje 3 njësi shërbimi, të ndodhura në katin përdhe të objektit të banimit me 38 apartamente në rrugën “Vath Koreshi”, lagjia “Gafur Muça”, pranë ndërtesës së Pasurisë Publike. Vlera fillestare është 40 (dyzet mijë) lekë/m² pa TVSH. Mënyra e pagesës: Pagesë të menjëhershme të shumës 20% të vlerës së përfundimit të ankandit, e cila do të paguhet nga fituesi i ofertës para lidhjes së kontratës. –Shuma e mbetur e vlerës së kontratës (pas pagesës së menjëhershme prej 20%), do të likuidohet në çdo 6 (gjashtë muaj me këste të barabarta për një afat kohor prej 2 vjetësh). Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datë 17.04.2019, ora 11:00.

Siperfaqet

Lokali Sip.shfrytëzimi në m2

Njësia 1    49.8 m2

Njësia 2    58.2 m2

Njësia 3    32.7 m2

Totali i sip të lokaleve në katin përdhe 140.7 m2

Autoriteti shitës

Enti Kombëtar i Banesave, Rruga “Kavajës”, ndërtesa nr,80, hyrja 1, kati 5 (ish shtëpia botuese “Naim Frashëri), Tiranë, Tel: +355 42 227 796, email:info@ekb.gov.al

Arkitektura

Banesë tip 83/5, 8 kate është e thjeshtë, një arkitekture banimi me një fasadë me suva dhe bojë plastike. Banesa është e paisur me ashensor. Kati përdhe është një kat me 5 njësi shërbimi, për të cilin, punimet e rifinitures si shtresa, suvatime e bojatisje, dyer e dritare janë kryer me cilësi. Dyshemeja e katit përdhe është e hidroizoluar me dy shtresa guajn dhe e shtruar me pllaka qeramike cilësi e parë.
Për katin përdhe lokal sherbimi janë realizuar hyrjet e daljet me rampa të veçanta.
Shkallët janë veshur me pllaka mermeri.

2522 Total Views 2 Views Today