Specialist Arkive

29.04.2016

arkiva-berlin

Lloji i kontratës: Kontratë e caktuar 1 (një) vjeçare


Titulli i pozicionit: Specialist Arkive


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së


Venndodhja: Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (29.04.2016 – 13.05.2016)


 

 Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

Arkiva e Entit Kombëtar të Banesave përmban dosje të praktikave që datojnë që nga viti 1993. Qëllimi i punës së specialistit të arkivës është të kërkojë në dosjet e arkivës dhe të identifikojë dokumentacionin që duhet të mbahet, asgjesuar dhe të dokumentacionit që duhet dërguar në Arkivën e Shtetit. Në këtë punë specialisti që do të kualifikohet do të asistohet nga specialisti i protokollit dhe magazinieri.

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Seleksionimi dhe sistemimi i dokumentacionit të Arkivës së EKB-së.
  2. Identifikimi i dokumentacionit që duhet të mbahet dhe dokumentacionit që duhet dërguar në Arkivën e Shtetit.
  3. Për realizimin e pikës 2 do bashkëpunojë me Drejtoritë e EKB-së.
  4. Kontrollon dosjet që kanë plotësuar afatet e ruajtjes, duke bërë asgjësimin e tyre sipas rregullave arkivore.

Edukimi

Të zotërojë diplomë të Shkollës së lartë.  

Eksperienca në punë

Për këtë pozicion pune kërkohët ekperiencë minimale në administratë shtetërore.

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj

 Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

Kërkesë për aplikim

  1. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin download2  Ploteso Curriculum Vitae).
  2. Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
  3. Referenca nga punëdhësit e mëpareshëm, të plotësuara me adresë, nr. telefoni dhe adresë e-mail të referuesit. Referencat duhet të kenë lidhje me llojin e punës që kërkohet.

Aplikimi i pa plotësuar sipas kërkesave nuk do të merret në konsideratë.

Paga e pozicionit

Paga e këtij pozicioni pune është e barabartë me pagën bazë të Specialistit të Arkiv/Protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Entit Kombëtar të Banesave.

 Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

4514 Total Views 2 Views Today