Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar
Titulli i pozicionit: Specialist Auditues
Drejtoria/ Zyra: Sektori i Auditit të Brendshëm të EKB-së
Vendndodhja: Drejtoria e Përgjithshme EKB, Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë
Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i Përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Specialisti në Sektorin e Auditit të Brendshëm ka varësi direkte nga Përgjegjësi i Sektorit të Auditit dhe raporton tek ai. Ky pozicion pune ka këto përgjegjësi:
- Ushtron aktivitetin e auditimit në përputhje me programin (të plotë ose tematik) të miratuar nga titullari, në zbatim të Ligjit 9720, datë 23.04. 2007, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, të Manualit të Procedurave të Auditimit të Brendshëm dhe në zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që lidhen me veprimtarinë e Entit Kombëtar të Banesave”.
- Merrë nga punonjësit e subjektit të audituar për rastet kur gjykohen të nevojshme shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve dhe materialeve të transportueshme në formë elektronike që kanë lidhje me auditimin.
- I jep rekomandime subjektit të audituar për ndreqjen e parregullsive, propozon masa në rastet e dëmeve ekonomike dhe financiare për zhdëmtimin e tyre, si dhe propozon uljen e mundësisë së përsëritjes së këtyre rasteve.
- Ndjek rekomandimet, që rezultojnë nga auditimi i kryer.
- Ndjek çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Përgjithshëm.
Edukimi
- Sistem bachelor + master shkencor ose sistem i plotë katër vjeçar
- Arsim i lartë Inxhinier Ndërtimi, i certifikuar “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”
- Arsim i lartë Jurist, i certifikuar “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”
- Arsim i lartë Ekonomist, i certifikuar “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”
Preferohet, “ Inxhinier Ndërtimi ”
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat jo më pak se 3 vjet si auditues i certifikuar.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj. Njohja e anglishtes përbën avantazh.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim
- Curiculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Plotëso Curiculum Vitae).
- Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
- Dëshmi kualifikuese
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë, ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.
Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).