Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar
Titulli i pozicionit: Specialist Financier
Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Rajonale EKB Gjirokaster
Venndodhja: Gjirokaster
Periudha e njoftimit: 15 ditë (16.12.2015 – 31.12.2015)
Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i Përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Financieri përgjigjet për mbajtjen e kontabilitetit, administrimit të pasurisë së Drejtorise dhe të analizës së treguesve financiarë.
- Ndjek lidhjen e kontratave të shitjes dhe afatet e tyre.
- Ndjek likujdimin e kësteve të kredisë.
- Ndjek sëbashku me specialistin teknik kreditorët e parregullt.
- Evidenton sëbashku me specialistin teknik qytetarët që nuk kanë lidhur kontratat dhe arsyet e moslidhjes.
- Mban ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke rakorduar të gjitha veprimet me bankën, sipas planit kontabël. Ky ditar duhet të jetë i analizuar në kartela të veçanta për çdo objekt ose banesë të shitur, ku kalkulohet kostoja për pjesën e arkëtuar dhe të ardhurat nga shitja.
- Detyrimisht duhet të administrojë dosjen për çdo klient (shitjet e banesave me kontratë) dhe shitjet me kredi për klientët e tjerë, duke mos lejuar asnjë klientë debitorë të pa dokumentuar.
- Në fund të çdo 3/mujori për këstet dhë arkëtimet e tjera nga shitja në cash, harton pasqyrën përmbledhëse të arkëtimeve dhe kryen xhirimin e të ardhurave nga shitja në favor të Drejtorise së Përgjithshme të EKB-së.
- Në çdo datë 4-ër të muajit pasardhës raporton të gjithë treguesit që kërkohen nga Drejtoria e Përgjithshme si të ardhurat nga shitja, të ardhurat nga 4% , shpenzimet dhe fondin e pagave.
- Kur konstaton shpërdorime të pasurisë, njofton menjëherë Drejtorinë e Drejtorisë Ekonomike dhe kur gjykon që dëmi eshte i rëndë, lajmëron Drejtorin e Përgjithshëm.
Edukimi
Arsim i lartë Ekonomist Financier
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite si financiar.
Te ketë eksperiencë në punë në nxjerrjen e bilancit financiar.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim
- Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
- Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
- Dëshmi kualifikuese
- Dy referenca nga punëdhësit e mëpareshëm
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.
Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).