Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të pacaktuar
Titulli i pozicionit: Specialist “Inxhinier Ndërtimi”
Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Teknike
Vendndodhja: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së, Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë ( 29.07.2016-13.08.2016 )
Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Specialisti me profil “Inxhinier Ndërtimi” ka këto përgjegjësi:
- Harton specifikimet teknike të projekteve që prokurohen.
- Kontrollon zgjidhjet konstruktive të objekteve në të cilën përfshihen projektet e objekteve që do të ndërtohen.
- Monitoron dhe mbikëqyr punimet në pëputhje me kushtet e kontratës dhe harton evidencat mujore të realizimit të punimeve për çdo objekt.
- Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton proçes verbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
- Bën llogaritje të ndryshme, zgjidhje, modifikim të projekteve.
- Ndjek çdo detyrë të ngarkuar nga Drejtori Teknik.
Edukimi
Arsim i lartë “Inxhinier Ndërtimi”, për ndërtime civile dhe industrial, sistem bachelor + master shkencor ose sistem i integruar.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite.
Kërkesa të vecanta
Koha e punës për këtë pozicion është e ndarë 60% në zyrën në Tiranë dhe 40% në Drejtoritë dhe Degët Rajonale të EKB-së.
Të jet i pajisur me license për mbikqyrje dhe kolaudim.
Të jet i pajisur me license projektimi për ndërtesa mbi pesë kate.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune njohja e anglishtes përbën avantazh.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim.
- Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin
Ploteso Curriculum Vitae).
- Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor.
- Dëshmi kualifikuese.
- Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.
Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).