Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar
Titulli i pozicionit: Specialist Ekonomist
Drejtoria/ Zyra: Drejtoria e Përgjithshme e EKB-së
Venndodhja: Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (09.03.2017 – 23.03.2017)
Principet e Entit Kombëtar të Baneasve
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i Përgjithshëm
Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Udhëheq dhe merr pjesë në proçesin e hartimit të dokumentacionit tip të proçedurave të prokurimeve të organizuara nga institucioni në bazë të urdhërit të prokurimit të nxjerrë nga titullari dhe i dërgon për botim në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
- Ndjek dhe realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha proçedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së.
- Harton dhe përgatit tipe të kontratave që kanë të bëjnë me prokurimet që kryen EKB.
- Ka për detyrë së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, si dhe anëtarët e komisionit të firmosë gjithë proçes-verbalet e punës së komisionit, si dhe të mbledhë e organizojë të gjithë dokumentacionin e tenderit. Me përfundimin e proçedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi ka për detyrë të dorëzojë dosjen në arshivën teknike të EKB-së.
- Bën evidentimin në vazhdimësi të akteve të reja në lidhje me EKB-në, të pasqyrura në përmbledhjet zyrtare të çdo viti kalendarik (nëse do të ketë të tilla) dhe merr masa për shpërdarjen e tyre në Drejtoritë përkatëse të EKB-së dhe në Drejtoritë e Degët Rajonale.
Shqyrton kërkesat dhe ankesat e ardhura në Drejtori që kanë të bëjnë me prokurimet, konfliktet apo mosmarrëveshjet kontraktuale si dhe me kryerjen e të gjitha blerjeve nga institucioni
Edukimi
Arsim i lartë Ekonomist, sistem bachelor plus master ose i integruar
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite.
Kërkesa të vecanta
Person me integritet të lartë profesional e moral.
Të mos jet i dënuar më parë me vendim gjykate.
Të jetë i komunikushëm dhe të punojë në ekip.
Gjuhët e huaja
Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë për aplikim
- Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin Ploteso Curriculum Vitae).
- Kartë identiteti, Diplome e arsimit të lartë e noterizuar, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor
- Dëshmi kualifikuese
Aplikimi i pa plotësuar sipas kërkesave nuk do të merret në konsideratë.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.
Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.
Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).