Specialist në Drejtorinë Rajonale EKB Gjirokaster

Lloji i kontratës: Kontratë e pacaktuar


Titulli i pozicionit: Specialist


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Rajonale EKB Gjirokaster


Venndodhja: Gjirokaster


Periudha e njoftimit: 15 ditë   (17.01.2017 – 31.01.2017)


 

 Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

 

Informacion i Përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 198, dt: 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave.

 

Përgjegjësitë e vendit të punës

  1. Ndjek dhe mbikëqyr punimet e ndërtimit, pas marrjes së emërimit nga Drejtoria e Përgjithshme.
  2. Njofton organet e qeverisjes vendore për personat përgjegjës që do të kryejnë ndërtimin e objektit.
  3. Mban dhe përgjigjet për dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit shoqërisë sipërmarrëse.
  5. Aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrative.
  6. Gjatë zbatimit të punimeve të objektit, jep instruksione dhe urdhëra me shkrim sipërmarrësit, sa herë është e nevojshme.
  7. Kontrollon cilësinë e materialeve që përdoren në objekt si dhe kryerjen e provave laboratorike kur e gjykon të nevojshme.
  8. Ndjek realizimin e planit të investimeve, cilësinë e objekteve dhe njofton investitorin për realizimin e tij.
  9. Merr pjesë në kolaudimin e punimeve të objektit.
  10. Miraton e firmos të gjitha situacionet e punimeve.
  11. Përgatit dokumentacionin për marrjen e lejes së shfrytëzimit si dhe hipotekimit të objektit.
  12. Ndjek banesat e marra në dorëzim nga Drejtoria teknike dhe përgatit dosjet individuale të shitjes për cdo përfitues.
  13. Sëbashku me specialistin e financës ndjekin kreditorët e parregullt dhe evidentojnë qytetarët që nuk kanë lidhur kontratat dhe arsyet e moslidhjes së tyre.

 

Edukimi

Arsim i lartë Jurist, Bachelor + master ose sistem i intergruar 4 vjeçar

Arsim i lartë Inxhinier Ndërtimi, Bachelor + master ose sistem i intergruar 4 vjeçar

Ekonomist, Bachelor + master ose sistem i intergruar 4 vjeçar

Arsimi i lartë “Jurist” përbën avantazh për përzgjedhjen e kandidaturës fituese

 

Eksperienca në punë

  1. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite

 

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërishtë njohja e një gjuhe të huaj.


Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuar nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

 

  1. Kërkesë për aplikim
  2. Curriculum vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  download2Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Kartë identiteti, diplomë e arsimit të lartë me listë notash, librezë pune ose sigurime shoqërore, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor, certifikatë familjare.
  4. Dëshmi kualifikuese
  5. Dy referenca nga punëdhësit e mëpareshëm

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatëshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

3724 Total Views 2 Views Today