Specialist në Drejtorinë Rajonale EKB Tiranë

17.10.2016

Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar 4 mujore


Titulli i pozicionit: Specialist


Drejtoria/ Zyra: Drejtoria Rajonale EKB Tiranë


Vendndodhja: Tiranë


Periudha e njoftimit: 15 ditë (17.10.2016 – 31.10.2016)


 

Principet e Entit Kombëtar të Baneasve

 Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet

Informacion i përgjithshëm

Enti Kombëtar i Banesave është institucion me vetëfinancim, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, datë 04.05.1993, “Për krijimin e Entit Kombëtar të Banesave”.

Përgjegjësitë e vendit të punës

Specialisti ka varësi direkte nga Drejtori i Drejtorisë dhe raporton tek ai. Ky pozicion pune ka këto përgjegjësi:

 

  1. Ndjek dhe mbikëqyr punimet e ndërtimit, pas marrjes së emërimit nga Drejtoria e Përgjithshme.
  2. Njofton organet e qeverisjes vendore për personat përgjegjës që do të kryejnë ndërtimin e objektit.
  3. Mban dhe përgjigjet për dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit shoqërisë sipërmarrëse.
  5. Aktin e dorëzimit nga sipërmarrësi të dokumentacionit teknik dhe administrative.
  6. Gjatë zbatimit të punimeve të objektit, jep instruksione dhe urdhëra me shkrim sipërmarrësit, sa herë është e nevojshme.
  7. Kontrollon cilësinë e materialeve që përdoren në objekt si dhe kryerjen e provave laboratorike kur e gjykon të nevojshme.
  8. Ndjek realizimin e planit të investimeve, cilësinë e objekteve dhe njofton investitorin për realizimin e tij.
  9. Merr pjesë në kolaudimin e punimeve të objektit.
  10. Miraton e firmos të gjitha situacionet e punimeve.
  11. Përgatit dokumentacionin për marrjen e lejes së shfrytëzimit si dhe hipotekimit të objektit.
  12. Ndjek banesat e marra në dorëzim nga Drejtoria teknike dhe përgatit dosjet individuale të shitjes për cdo përfitues.
  13. Sëbashku me specialistin e financës ndjekin kreditorët e parregullt dhe evidentojnë qytetarët që nuk kanë lidhur kontratat dhe arsyet e moslidhjes së tyre.
  14. Kryen cdo detyrë tjetër në dobi të veprimtarisë së institucionit e cila i ngarkohet nga Drejtori i Drejtorisë.

Edukimi

Arsim i lartë

Inxhinier Ndërtimi, Jurist ose Ekonomist

 

Gjuhët e huaja

Për këtë vend pune nuk kërkohet domosdoshmërisht njohja e një gjuhe të huaj. Njohja e anglishtes përbën avantazh.

Dokumentet

Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (info@ekb.gov.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).

Aplikimi përmban:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. Curriculum Vitae, sipas formatit tip (shkarko formularin  download2Ploteso Curriculum Vitae).
  3. Kartë identiteti, dëshmi penaliteti, raport mjeko-ligjor.
  4. Dëshmi kualifikuese.
  5. Dy referenca nga punëdhësit e mëparshëm.

 

Mënyra e vlerësimit

Drejtori i Përgjithshëm ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë, ku njëri është Drejtori i Drejtorisë ku është vendi vakant, një është Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe i treti zgjidhet sipas rastit. Komisioni shqyrton kandidaturat sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.

Drejtori i Përgjithshëm me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë.

Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).

 

 

2552 Total Views 2 Views Today