Misioni:
Përgatit dokumentacionin e nevojshëm, mban përgjegjësi dhe ndjek lidhjen e kontratave të shitjes së apartamenteve, të njësive të banimit të banesave me VKM, sipas afateve përkatëse
Funskionet:
- Mban ditarin e shitjeve sipas kontratave të lidhura, duke kuadruar të gjitha veprimet me bankën sipas planit të pagesave të klientëve.
- Ndjek banesat e marra në dorëzim nga dega rajonale, i evidenton në databazën e përgjithshme dhe i rakordon me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike.
- Mban databazën për banesat e shitura në vite, sipas fondeve të financimit të degës rajonale. Rakordon në vazhdimësi me specialistin e evidencave dhe kredive, në Drejtorinë Ekonomike, klientët e EKB-së dhe apartamentet e pa shitura sipas databazës.
- Menaxhon punën për ndjekjen dhe arkëtimin e debitorëve të identifikuar sipas udhëzimit mbi debitorët. Përgatit informacione për drejtorin e degës rajonale mbi gjendjen dhe likuidimin e debitorëve, si dhe propozon masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.
990 Total Views 2 Views Today