Takim EKB në Bashkinë Dibër

Gjatë një vizite zyrtare në Dibër, Drejtori i Përgjithshëm i Enti Kombëtar i Banesave, z. Besmir Hysa, zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me Kryetarin e Bashkia Dibër, z. Rahim Spahiu.

Ky takim u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e qytetit dhe komunitetit të Dibrës, duke u ndalur veçanërisht te vijimi i projekteve të strehimit social dhe zgjerimi i tyre në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

Pas miratimit për ndërtimin e pallateve 6-katëshe, u diskutuan hapat konkretë për realizimin e këtyre investimeve, të cilat synojnë jo vetëm sigurimin e banesave të reja, por edhe krijimin e një mjedisi urban më dinjitoz, funksional dhe të qëndrueshëm.

Bashkëpunimi mes institucioneve qendrore dhe vendore mbetet çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë. Dibra është pjesë e rëndësishme e këtij vizioni dhe angazhimi për të vazhduar investimet do të jetë i palëkundur.