Enti Kombëtar i Banesave, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm z. Hysa, zhvilloi një takim pune me Kryetaren e Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, me qëllim analizimin e situatës aktuale të strehimit social në qytet dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm.
Gjatë takimit u shqyrtuan sfidat dhe nevojat prioritare në fushën e strehimit, ndërsa u shpreh gatishmëria për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të mbështetur Bashkinë Durrës në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë.
Ky takim u realizua në kuadër të angazhimit të Entit Kombëtar të Banesave për të konsoliduar partneritetin me njësitë e qeverisjes vendore dhe për të avancuar zbatimin e politikave të Strehimit Social në nivel lokal.





