Takim në Bashkinë Shkodër

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua një takim i rëndësishëm mes Drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, z. Besmir Hysa, dhe Kryetarit të Bashkisë, z. Benet Beci.

Ky takim u mbajt në kuadër të programit të strehimit social, ku për herë të parë EKB po planifikon, me fondet e saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Shkodër, ndërtimin e një projekti pilot në terren për banesa sociale.

Ky koncept i ri përfshin krijimin e minizonave të integruara, me kompleks banimi modern, lagje e kompletuar, hapësirë e gjelbër dhe ambient për të gjitha moshat.
Projekti do të përfshijë gjithashtu fushë sportive, kënde lojërash dhe hapësira komunitare, duke sjellë një model të qëndrueshëm dhe inovativ të zhvillimit urban.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së misionit të EKB për të siguruar banesa dinjitoze dhe komunitete të qëndrueshme për qytetarët në nevojë.

534 Total Views 2 Views Today