Gjatë një vizite në qytetin e Gramshit, patëm kënaqësinë të takonim Kryetarin e Bashkisë dhe të diskutonim nga afër mbi sfidat dhe nevojat aktuale në fushën e strehimit social.
Biseda u përqendrua në rëndësinë që ka ndërtimi i një strehe të re sociale për komunitetin lokal, duke parë nga afër realitetin dhe nevojën në rritje për strehim të përshtatshëm, si pasojë e kërkesave të shumta dhe interesit të vazhdueshëm nga banorët e zonës.
Enti Kombëtar i Banesave mbetet i angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me njësitë vendore dhe për të nxitur zgjidhje të qëndrueshme në fushën e strehimit.




333 Total Views 2 Views Today
