6-mujori i parë nën analizë – Performanca dhe objektivat e EKB-së

kuadër të vlerësimit të realizimeve për periudhën Janar – Qershor 2025, u zhvillua një mbledhje pune e zgjeruar, e kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, z. Besmir Hysa, dhe me pjesmarrjen e drejtorëve të degëve rajonale të EKB-së dhe të drejtuesve të drejtorive dhe të sektorëve të EKB-së së përgjithshme.

Në fokus të mbledhjes ishin:

▪️ Ecuria e treguesve ekonomikë dhe financiarë sipas rajoneve

▪️ Realizimi i të ardhurave, investimeve, shitjeve dhe arkëtimeve

▪️ Ecuria e kontratave të reja dhe menaxhimi i portofolit të debitorëve

▪️ Identifikimi i problematikave specifike dhe adresimi i tyre me masa konkrete

U evidentuan tejkalime pozitive në disa tregues si dhe sfida në zbatimin e planifikimeve në disa njësi rajonale. Mbledhja shërbeu si moment koordinimi për vijimin e punës me fokus te eficienca dhe transparenca.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Enkelejd Musabelliu, i cili vlerësoi progresin e deritanishëm dhe shprehu mbështetjen për zbatimin e Strategjisë së Strehimit 2030.

Mbledhja ritheksoi angazhimin institucional për përmirësim të mëtejshëm dhe ofrim të shërbimeve cilësore për qytetarët.

446 Total Views 2 Views Today