Në vijim të takimeve në pushtetin vendor në kuadër të strehimit social, Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së z. Besmir Hysa ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë Vlorë z. Ermal Dredha, për të vijuar bashkëpunimin për finalizimin sa më shpejt të objekteve 3 dhe 4 në këtë qytet, duke garantuar strehimin e 75 familjeve.
Ndërtesat janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt pritet të dorëzohen çelësat për familjet përfituese.
Enti Kombëtar i Banesave vazhdon misionin e tij duke shprehur angazhimin maksimal në zbutjen e problematikave të strehimit, në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor.





600 Total Views 4 Views Today
