Kategoritë e Familjeve sipas Përballueshmërisë së Strehimit

Strehimi i përballueshëm është ai strehim që sigurohet në kushte të përshtatshme dhe nuk kërkon që familjet të shpenzojnë më shumë se një përqindje të caktuar të të ardhurave mujore për sigurimin e tij, sipas kategorive të përcaktuara me ligj.

Kategoritë përfituese:
Familjet me të ardhura mesatare
Familjet me të ardhura të ulëta
Familjet me të ardhura shumë të ulëta
Familjet pa të ardhura

Çfarë nuk përfshihet?
Në shpenzimet për strehimin nuk përfshihen shërbimet e ujit dhe energjisë elektrike.

Ky postim është marrë nga Neni 3 i ligjit të Strehimit Social.