Aktualisht jemi në pritje të miratimit të listës përfundimtare të përfituesve nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak.
Objekti ndodhet në fazën përfundimtare të kolaudimit, dhe pas mbylljes së këtij procesi do të vijojmë me:
-pajisjen me çertifikatë përdorimi nga Bashkia
-dhe më pas me çertifikatë regjistrimi nga ASHK.
Pas çdo faze të suksesshme, afrohemi edhe më shumë drejt finalizimit të shpërndarjes dhe dorëzimit të apartamenteve për familjet përfituese!
Një tjetër investim që sjell banesa të sigurta, moderne dhe me kosto të ulët për qytetarët e Delvinës.