Burrel 2 – Fillimi i Punimeve

Një tjetër objekt strehimi po ngrihet në Burrel!

Enti Kombëtar i Banesave ka nisur punimet për ndërtimin e objektit të dytë të strehimit social, duke vijuar një angazhim të kthyer tashmë në realitet për familjet që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Pas suksesit të pallatit të parë, ky projekt i ri po vazhdon me ritme shumë të mira dhe premtuese, si një dëshmi konkrete se investimi në strehim social është investim në dinjitet, siguri dhe të ardhmen e komunitetit.

Çdo kat që ngrihet, çdo hap që përparon, sjell më pranë momentin kur familje të tjera do të kenë çelësat e një fillimi të ri.