SHPALLET THIRRJA PËR KREDI ME 0% INTERES!

Afati i aplikimit: 27.08.2026 – 25.09.2026
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit shpall thirrjen për aplikim për 300 kredi të reja me 0% interes, për blerjen e një banese nga punonjësit e administratës publike.
300 kredi të reja me 0% interes
Financim sipas çmimit të referencës
Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
Përfshihen 5 struktura përfituese
KUOTAT SIPAS INSTITUCIONEVE:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – 70 kuota
Ministria e Mbrojtjes – 70 kuota
Ministria e Arsimit – 70 kuota
Ministria e Punëve të Brendshme – 70 kuota
Policia e Burgjeve – 20 kuota
KRITERET KRYESORE:
Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”;
Të mos keni banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit;
Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar;
Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social.
APLIKIMI KRYHET NË E-ALBANIA.
Shfletoni postimin për të parë të gjitha kuotat dhe informacionin mbi thirrjen.
Ndaje këtë postim me dikë që mund t’i nevojitet.
Për më shumë informacion:
Email: info@ekb.gov.al
Tel: 04 222 7796
Facebook: Enti Kombëtar i Banesave