Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantuan Programin e ri Kombëtar të Strehimit, pjesë e rëndësishme e vizionit “Rilindja 2.0”.
Programi parashikon 6 skema të reja, 3 politika të reja dhe 5 shtylla deri në vitin 2027, duke sjellë një qasje tërësore dhe të integruar për adresimin sa më efikas të nevojave të qytetarëve për strehim.
Reforma është tashmë e konkretizuar në një draft ligjor, i cili pritet t’i nënshtrohet konsultimit publik dhe më pas të vijojë me procesin e shqyrtimit në Kuvend.
