Banesa me kosto të ulët – Lushnje

Pas suksesit të projektit të parë të Banesave me Kosto të Ulët në Lushnjë, vijojmë misionin për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. 🏗️🏠
Në kuadër të programit të Strehimit Social, po hedhim një tjetër hap konkret me ndërtimin e pallatit të radhës: 30 apartamente për 30 familje, në një godinë me 6 kate + 1 kat nëntokë dhe 11 garazhe.
Ky investim është vazhdim i angazhimit për të krijuar më shumë mundësi për strehim të përballueshëm dhe kushte dinjitoze jetese.
Nga një projekt i realizuar, te një tjetër që po bëhet realitet. Sepse çdo familje meriton një shtëpi.