Analiza 6-mujore e ecurisë së Entit Kombëtar të Banesave për vitin 2026

Zhvilluam mbledhjen e përbashkët me të gjitha degët rajonale të Entit Kombëtar të Banesave, për të analizuar ecurinë e punës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Në fokus të takimit ishte gjithashtu organizimi për ndryshimet e reja në kuadër të strehimit social, duke diskutuar mbi koordinimin e strukturave qendrore dhe rajonale, përgjegjësitë dhe hapat që do të ndiqen në vijim.
Përmes bashkëpunimit me të gjitha degët rajonale, synojmë një organizim sa më të mirë të punës dhe zbatimin me efikasitet të detyrave që burojnë nga zhvillimet e reja në fushën e strehimit social.
Vijojmë me angazhim për realizimin e objektivave të EKB-së dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave për strehim social.