Aplikoni online për të marrë kopje të dokumentacionit teknik të objekteve të ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB)!

ërmes portalit e-Albania, qytetarët dhe bizneset mund të pajisen me kopje të dokumenteve teknike nga arkiva teknike e EKB-së, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në institucion.

Për të aplikuar:

* Identifikohuni në portalin e-Albania si qytetar ose biznes.
* Kërkoni shërbimin 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/14282;

* Klikoni “Përdor”, plotësoni formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet e kërkuara.

* Klikoni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin.

Pas shqyrtimit të kërkesës, institucioni ju informon për procedurën e pagesës dhe pajisjen me dokumentacionin e kërkuar.

Koha e përpunimit: 10 ditë.

🇦🇱 Aplikoni online, lehtë dhe pa radhë në sportele!

e-Albania, gjithçka për këdo!