Jeni punonjës i administratës publike dhe dëshironi të informoheni mbi ecurinë e aplikimit tuaj?
Në zbatim të VKM-së nr. 468, datë 26.07.2023, procesi i shqyrtimit dhe njoftimit të aplikantëve parashikon:
Shqyrtimin e aplikimeve nga strukturat përgjegjëse të institucioneve përkatëse.
Njoftimin e aplikantëve mbi rezultatin paraprak përmes portalit e-Albania.
Të drejtën e ankimit brenda 5 ditëve pune nga marrja e njoftimit.
Publikimin e listave përfundimtare të përfituesve në portalin e-Albania dhe në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.
Pas miratimit, listat përfundimtare i përcillen Entit Kombëtar të Banesave, i cili vijon procedurat përkatëse me bankat dhe monitoron zbatimin e programit të subvencionimit.
Shfletoni postimin për t’u njohur me hapat e procesit!
