Strehimi social po hyn në një kapitull të ri!

Më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe një e ardhme më e sigurt për familjet shqiptare.
Përmes zgjerimit të programeve të strehimit social, synojmë të lehtësojmë aksesin në banesë për të rinjtë, çiftet e reja, studentët, profesionistët në fillim të karrierës dhe familjet me të ardhura të ulëta e të mesme.
4.000 kredi të reja të lehtësuara;
2.000 kredi me interes 0% për banesa deri në 60.000 €;
2.000 kredi me interes 3% për banesa mbi 60.000 €;
3.000 mundësi të reja strehimi me qira të subvencionuar, me mbështetje deri në 50%.
Nga 31.000 familje të mbështetura që prej vitit 2018, drejt objektivit të 50.000 familjeve deri në vitin 2030.
Sepse një banesë nuk është thjesht një çati mbi kokë, por themeli i një jete të sigurt dhe një të ardhmeje me më shumë mundësi.